Shkarkimin
e Fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe (500.000 fjalë e trajta
fjalësh ) për Firefox dhe Thunderbird mund ta bëni duke klikuar
>> këtu <<.
Dateka e shkarkuar (fjalor_shqip-1.6.1-fx zm tb.xpi, 580 KB) hapet
automatikisht me programin Firefox. Nëse hapja e saj nuk bëhet
automatikisht pas shkarkimit, atëherë duhet ta bëni hapjen e saj me anë
të programit Firefox. Pas hapjes paraqitet dritarja për instalim. Këtu
duhet ta bëni instalimin duke e shtypur butonin përkatës. Pas
instalimit (dhe konfigurimit) të suksesshëm, fjalët e shkruara
gabimisht në formularët e faqeve të internetit nënvizohen me ngjyrë të
kuqe. Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi mund të bëhet
duke i klikuar fjalitë e gabuara (të nënvizuar më ngjyrë të kuqe) me
tastin e djathtë të miut .
Fig. 1: Pamje gjatë korrigjimit me firefox