- Windows XP në shitje me pakicë do të gjendet edhe disa ditë, ku më pastaj do të tërhiqet nga tregu. Mirëpo, përdoruesit e biznesit që dëshirojnë të blejnë këtë sistem operativ ata mund ta bëjnë këtë deri në vitin 2014, ku deri athere do të ofrohen arnime të sigurisë për të zgjidhur pikat e dobëta. Microsoft ka zgjedhur 30 qershorin si datë e fundit që në shitore me pakicë mund të gjendet Windows XP, kurse për biznes përdoruesit është marrë një vendim tjetër. Mainstream Support do të jetë deri në prill 2009 kurse Extended Support deri në prill të vitit 2014.